Rozë

‘Ju lutem mos ma vini gishtin në plagë’, Jonida Vokshi tregon se kujt i ngjan më shumë e bija

Në një intervsitë për Revistën Who, Jonida Vokshi foli për mënyrën si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes së vajzës. Ajo rrëfeu se është rikthyer në punë dhe se shumë shpejt do të rikthehet edhe në ekran, edhe pse nuk specifikoi se ku.

“Unë punës dhe rutinës sime iu riktheva shumë shpejt pas lindjes. Kjo falë gjendjes sime të mirë, fizike dhe psikologjike, pasi e rimora veten tepër shpejt, por dhe ndihmës së mamit me gocën. Emi përveçse ma ka zbukuruar dhe lumturuar jetën, më ka dhënë edhe një dëshirë dhe forcë akoma më të madhe që të punoj fort profesionalisht, kështu që në ekran, kinema apo diku tjetër nuk jua them dot, por do jetë së shpejti”, -është shprehur Jonida.

Aktorja nuk ka ndarë ende një foto të Emit dhe të gjithë janë kuriozë të dinë se kujt i ngjan më shumë, Jonidës apo Besnikut. Këtë kureshtje na i shoi vetë Jonida.

“Eh, pyetje 1 milion dollarëshe kjo (qesh shumë). Unë mendoj që më ngjan mua, Besniku thotë që është kopja e tij, kështu që ju lutem mos vini gishtin në plagë (qesh shumë)… Përtej shakasë, Emi është ende shumë e vogël dhe po ndryshon përditë, ndaj është herët për ta përcaktuar kujt i ngjason më shumë.”

MË TË LEXUARAT

To Top