Gazetari Bledi Mane është futur prej pak ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Kohë më parë, Mane kishte thënë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.
Kaq kishte mjaftuar që deklarata e tij të shpërndahej me të madhe në thuajse të gjitha rrjetet sociale në Kosovë dhe jo vetem.
E teksa ka bërë një bisedë me banorët e BBVA në orët e vona, Bledi ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje, duke thënë se kulinaria e shqiptarëve të Kosovës është prapa.
Ndërkohë, ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi ajo e cila ka reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.“Kulinaria juaj lë akoma për të dëshiruar, ju jeni te pleskavica”, ka theksuar gazetari i Top Channel.
Videoja në fjalë ka qarkulluar gjithashtu me të madhe në rrjetet sociale, ku komentet negative lidhur me deklaratat e tij kanë qenë të pashmangshme.shih videon
Kujtojmë se Bledi ka hyrë të martën në BBV dhe futja e tij ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet dhe sigurisht mes banorëve në BBV.