Aktori i njohur i humorit në Shqipëri Julian Deda, ka rrëfyer në një intervistë për jetën e tij personale dhe prfesionale gjatë vitit 2020.
Ai tha në News 24 se viti që lamë pas ka qenë shumë i vështirë, ndërsa tregoi edhe eksperiencën e tij me njërin nga prindërit që kaloi koronavirusin.
“Unë e provova vetë në familje me njërin nga prindërit, ishte një situatë e tmerrshme, të rëndon psikologjikisht. Vuan ai që është duke e kaluar, vuajnë dhe gjithë të tjerët në familje.
Për sa i përket angazhimit të tij në politikë, ai tha se do të kandidojë për deputetë nëse partia e tij do t’ia kërkojë diçka të tillë. “Nësë një ditë do më lipset apo do më kërkohet ndihma e forcës politike që unë i përkas në këtë drejtim patjetër që do ta bëjë”, u shpreh Deda.