Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda Duma i thanë ‘PO’ njëri- tjetrit, 15 vite më parë.
Dhe sot çifti janë rikthyer sërish në vendin ku u betuan se do të krijonin familjen e tyre të bukur dhe se do të duheshin derisa vd ekja ti ndajë.
‘U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit. P.s. Ju dua shumë znj. Deda…!’ shkroi aktori.
Çifti janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.