Leximi

Ka 11 fëmijë dhe është vetëm 36 vjeçe/ I mëson të gjithë vetë në shtëpi dhe do të ketë edhe një fëmijë të 12-të





Një nënë e 11 fëmijëve që sapo ka lindur të fundit me pr erje ç ezariane, thotë se shpreson të ketë të 12-in në të ardhmen. 36 vjecarja Courtney Rogers, nga Santa Fe në SHBA, thotë se do të trishtohet nëse ndalon së linduri fëmijë.

Në trembëdhjetë vjetët e fundit gruaja është parë më shumë me barkun e fryrë sesa normal, që kur është martuar me bashkëshortin e saj, pastorin e kishës, 32 vjeçarin Chris Rogers.

Courtney lindi fëmijën e saj të 11të, Caris Audrey, më 28 nëntor 2020, me ope racion emergjence. Caris ishte bebja më e madhe e lindur prej saj në 4.1 kg dhe gruaja u detyrua te kalonte 15 ditë në repartin e kujdesit intensiv.

Courtney dokumenton jetën e familjes së saj në fermën disa hektarëshe në faqen e saj në Instagram @littlehouseinthehighdesert.

Ajo jeton me Chris dhe fëmjiët e saj – Clint, 10 vjeç, Clay nëntë, Cade, tetë, Callie, shtatë, Cash, gjashtë, binjakët Colt e Case, pesë vjeç, Calena, tre, Caydie, dy vjeç, Coralee, 19 muajsh dhe tani Caris, disa javësh.

Ajo pranon se ka kritika nga ndjekësit e saj për faktin sesi mund t’i kushtojë vëmendje apo të kujdeset për të gjithë fëmijët. Por Courtney thotë: “Ata nuk e dinë sesa të ardhura kemi apo nëse i kam çuar apo jo ndonjëherë në kopësht apo në shkollë”.

“Më pëlqen të lind bebe dhe është e mrekullueshme sesi ata lidhen me njëri-tjetrin, kënaqen duke luajtur bashkë. Që kur janë bërë nënë, kjo është kthyer në misionin tim dhe adhuroj çdo minutë. Megjithse kam shumë fëmijë, do të trishtohem kur të mos lind më, pasi dua të shijoj çdo moment.”

Courtney shton: “Ne duam t’i arsimojmë vetë fëmijët, sidomos tani që shkollat janë mbyllur nga pandemia. Ata kalojnë shumë kohë jashtë prandaj ne kemi ndërmend ta zgjerojmë akoma fermën tonë. Pandemia nuk na ka prekur shumë por kemi parë familje të tjera që mezi blejnë ushqimet për fëmijët e tyre.





MË TË LEXUARAT

To Top