Leximi

Ka 11 fëmijë edhe pse është vetëm 23 vjeçe, e reja: Dua të bëj 100 fëmijë që të kem familjen më të madhe në botë





Emri i saj është Christina Ozturk, një 23-vjeçare, dhe deri më tani, ajo ka 11 fëmijë. Lindjet në vijim, ajo dëshiron të jenë nga nëna surrogate gjatë 20 viteve të ardhshme apo më shumë. Ajo ka një burrë, Galip Ozturk, i cili dëshiron 100 fëmijë. Ata synojnë të bëhen familja më e madhe në botë.

VIDEO: Mother Russia: Millionaire Moscow Mom Wants More Than 100 Children -  Zenger News

Christina solli në jetë fëmijën e saj të parë edhe para se të takonte Galipin. Fëmijët e tjerë janë nga Galip, dhe aktualisht, ata jetojnë në Gjeorgji. Në këtë vend, lindja përmes nënës surrogate është e ligjshme.

Disa nga fëmijët e Christina kanë lindur në këtë mënyrë. Christina tha: “Për momentin, unë kam dhjetë fëmijë, duke shtuar Olivia, e cila mbërriti në fund të muajit të kaluar. Vetëm vajzën time të madhe Vika e kam lindur gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonët nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nënat surrogate”. Sipas prindërve, të gjithë fëmijët do të jetojnë me një familje që ka një hotel.

Christina vazhdoi: “Unë nuk e di se sa ata do të jenë përfundimisht, por ne sigurisht nuk planifikojmë të ndalemi në 10. Ne thjesht nuk jemi të gatshëm të flasim për numrin përfundimtar. Çdo gjë ka kohën e vet. Klinika në Batumi zgjedh nënat zëvendësuese për ne dhe merr përgjegjësinë e plotë për procesin. Ne nuk jemi njohur personalisht me nënat surrogate dhe nuk kemi kontakte të drejtpërdrejta me to në mënyrë që të shmangim problemet pas shtatzënisë. I gjithë komunikimi zhvillohet përmes klinikës, ne monitorojmë vetëm treguesit shëndetësorë”.





MË TË LEXUARAT

To Top