Janë bërë 16 muaj që kur shqiptarja 19-vjeçare, Artemis Vassili, u zhduk në Greqi pa lënë asnjë gjurmë. Prej më shumë se një viti prindërit e Artemis janë në ankth dhe luten çdo ditë që të marrin një shenjë që vajza e tyre është gjallë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe babai i 19-vjeçares, Gianis Vasilis për “Fos sto tunel”. Ai tha se shpresojnë dhe luten që të marrën një mesazh që ajo është gjallë.
Ai ka treguar se qëkur vajza ishte lidhur me një djalë gjithçka kishte ndryshuar.
“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. Çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisin, lutemi të marrim një telefonatë, sepse shpresa v des e fundit. Ne besojmë se diku duhet të jetë gjallë. Nëse na dëgjon, merr qoftë edhe një telefon. Ai është një fëmijë i vogël.
Nuk dyshuam për asgjë, Artemisa ishte paksa e mbyllur si personazh. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e kapi nga rruga. Uroj të jetë larguar me ndonjën djal dhe mos jetë rrë mbyer. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që u përfshi nga Artemis nga Pirea. Që nga momenti kur ai hyri në jetën e saj, gjërat ndryshuan”tha ai.
Kujtojmë që shqiptarja ishte nisur për një punë më 16 tetor të 2020, kur u zhduk pa lënë asnjë gjurmë dhe që prej asaj ditë nuk dihet më asgjë për të.