Rozë

Ka 20 vite që jeton në Zvicër, rrëfehet këngëtarja shqiptare e viteve ’90: Si më hoqën nga puna në RTSH, më quanin maloke

Mimoza Selimi, këngëtarja, e cila me zërin e saj të ëmbël bëri për vete publikun shqiptar në fillim të viteve ’90 me serenatat korçare, por edhe me këngë, që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e njerëzve, si “Eja o engjëll”, “Të pres” “Flas me shiun”, jeton prej vitesh në Zvicër.

Ndërsa në një intervistë për “Vila24” të pak kohëve më parë ka zbuluar për herë të parë pse vendosi të largohet nga Shqipëria dhe përshtatja me jetën e re.

Selimi kujton mëngjeset në qytetin e Lezhës, malli dhe humbjet e rënda të familjarëvë të saj. Ajo tregon për sakrificat që bënte për të ardhur nga Lezha në Tiranë çdo ditë kur punonte si moderatore në televizion.

“Më ka ndodhur të hypi nëpër kamionë që të vija herët në redaksi.”-thotë ajo.

Më pas ndalet tek vështirësitë e punës në media:

“Jam sulmuar. Haptazi thonin se nuk kishte Tirana goca këtu, po na sollën këtë maloken??” Ajo flet edhe për arsyet pse u largua nga RTSH, vite më parë. “Më hoqën nga RTSH se këndoja në fushatë me PD. Ishte një preteks i artë për personat që punoja dhe e shfrytëzuan për të më larguar. Kur nuk bëhesh pjesë e kompromiseve dhe klaneve, dyrt mbyllen.”-thotë Selimi e cila është shkëputur nga mediat dhe jeton e punon në Universitetin e Kulturës në Gjenevë.

MË TË LEXUARAT

To Top