Nëna e shtatë fëmijëve, Marilyn Buttigieg ka rënë në dashuri me shokun më të mirë të djalit të saj, William Smith, kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Kur e pa për herë të parë William në 2006 ajo nuk mendoi asnjë gjë për të, nuk e kuptoi se do binte në dashuri me djalin adoleshent dhe se marrëdhënia e tyre do t’ia kthente jetën përm bys.
Marilyn ishte 31-vjeç në atë kohë dhe jetonte në Crawley, West Sussex, me fëmijët e saj. Dyshja, të cilët kanë një diferencë në moshë prej 29 vitesh, u njohën me njëri-tjetrin kur William i ofroi ndihmë në punët e shtëpisë pasi Marilyn ishte e sëmurë. Ajo vuante nga një sëmundje afatgjate që shkakton lodhje ekstreme dhe dhimbje të muskujve. Çifti kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre ka ev oluar shumë natyrshëm gjatë kësaj periudhe.
Marilyn u dashurua thellësisht me William dhe kjo shkaktoi shumë dramë në të dyja familjet. Ajo tha për The Sun: Unë nuk doja t’i merrja jetën William -it. Nuk doja të kisha më fëmijë dhe nuk doja ta ndaloja William -in të kishte një familje nëse donte.
William, i cili tani është producent filmi, shtoi: E dija që kishim diçka të veçantë. Ajo ishte dhe është ende gruaja ime e ëndrrave. Ajo më pyeti nëse isha i sigurt në atë gjë që doja dhe unë isha 100% i sigurt.
Pasi vendosën të ishin bashkë, çifti nuk humbi kohë dhe filluan të jetonin bashkë. Marilyn shprehet se të gjithë, përveç njërit prej shtatë fëmijëve të saj e mohuan. Madje dhe William nuk flet me familjen e tij, por ata shprehen se nuk janë penduar në asnjë moment.
William i propozoi në Shkurt 2009 dhe çifti u martua dy muaj më vonë para se të shkonin në muajin e mjaltit në Gjibraltar, nga ku Marilyn është me origjinë.
Çifti shprehet se reagimet e ashpra të njerëzve e kanë bërë marrëdhënien e tyre edhe më të fortë. Ata tani po mbledhin fonde për të bërë një film për historinë e tyre të pazakontë të dashurisë dhe për të sfiduar stigmën e lidhur me marrëdhëniet e moshës.
Marilyn thotë se ajo shpreson të ndryshojë perceptimet e njerëzve për marrëdhënien e tyre dhe romancat e ngjashme.