Jo të paktë janë ata qytetarë që prej ditësh presin në dyert e spitaleve për të marrë ndonjë informacion për të afërmit e tyre të cilët po kurohen me COVID-19.
Situata më serioze paraqitet në spitalin e “Shefqet Ndroqit”, ku dy persona të prekur me Covid 19 i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të spitalit, pasi duket të kenë shfaqur shenja të depresionit.
Një qytetar që ka të shtruar në spital të afërmin e tij tregon çfarë i ka thënë mjeku.
“Edhe mjeku vetë më ka çuar mesazh dhe më ka thënë që mos sillni më ushqime, se është bërë këtu magazinë. Është gjynah i Zotit që t’iu biem në qafë mjekëve, se dhe ata janë vetë të rr ezikuar”, shprehet qytetari që ka vëllanë e tij të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.