Rozë

Ka dalë ta gjej gruan në televizor/ I riu shqiptar pasi doli me vajzën e vi rgjër merr vendimin e papritur: Do dal me një tjetër….

Për Elvisin e “Për’Puthen” nuk është dëgjuar shumë të flitet. Këto javë të para, që pas angazhimit në program, djali është parë disi i tërhequr, i tërhequr për të treguar veten në një takim të improvizuar në studio.

Ai në fakt, ishte zgjedhja e Shqipe Hysenajt për një takim, por në momentin që vajza u përjashtua nga emisioni për shkak të sjelljeve ho mofobe të treguara, takimi mes tyre mbeti pezull. Takimi i fundit i tij ishte puntatën e djeshme.

Sindi Loci, vajza që i është bashkuar së fundmi emisionit dhe që shkaktoi shumë reagime me deklaratën se “është ende e virg jër”, ftoi artistin e tatuazheve (Elvisin) në një takim katër minutash në studio.

Në këtë takim njohës, Elvisi u prezantua tepër elokuent në të folur dhe bisedën e orie ntoi në tematika tepër interesante. Për këtë, ai mori vëmendjen e konkurrentëve, por edhe të opinionistit Arjan Konomi, i cili tha se djali është një shembull i mirë për konkurrentët e tjerë meshkuj.

Takimi me Sindin nuk avancoi edhe jashtë studios, pasi 22-vjeçarja zgjodhi Andin, por Elvisi këtë të enjte u zgjodh nga Tea, e cila preferoi atë para djemve të tjerë për takimin e javës së ardhshme.

MË TË LEXUARAT

To Top