Këngëtari Alban Ramosaj feston sot ditëlindjen e tij të 27-të dhe ka ndarë publikisht me ndjekësit e tij dëshirat që ka për këtë vit.
Më shumë se dëshira, duket se Albani ka dashur të japë një mesazh ndërgjegjësues, ndërsa ka listuar në ‘Instagram’ ‘listën’ e tij të gjërave që dëshiron të realizohen.
Në fund, ai iu kërkon ndjesë ndjekësve për notat e trishta dhe shton se ka dashur ta përdorë “vëmendjen e ditëlindjes” për ndërgjegjësim.
“Nëse dëshirat e ditëlindjes vërtetë realizohen, do doja që në këtë 27 vjetor të përjetoja më shumë momente me familjarët e mi e ti shihja shëndosh e mirë, miqtë e mi që gëzojnë sukses e prindrit e tyre krenar për ta, do doja që kjo industri e muzikës të ketë më shumë diversitet, respekt per art dhe dashamirësi e jo kolegë që pr esin njëri tjetrin me buzëqeshje por mbas shpine mbajnë thika në duar dhe më së shumti do doja që të përjetoja nje periudhë ku gruaja,
vajza Shqiptare të mos dh.nohej, abu.ohej apo tu v.iste… Ju kërkoj falje për notat e trishta në këtë shkrim, u mendova se ç’të shkruaja por në retrospektivë mendova që atë çik vëmëndje qe do marr për ditëlindje, ta përdor prap për një fije ndërgjegjësim”– shkruan Alban Ramosaj.