Artisti i Popullit, Reshat Arbana, feston sot 82-vjetorin e lindjes. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.
Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër. Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.
Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a v dekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990.
Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.
Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha.