Ehh nuk është kollaj të jesh nënë, sidomos kur bëhesh me dy fëmijëve si Zaimina Vasjari, e cila ka sjellë në jetë pak kohë më parë djalin e saj, Kamar.
Por ndërkohë vajza e madhe Chloe është rritur dhe tekat apo rrëmuja që bën nëpër shtëpi është e kuptueshme për moshën e saj. Ajo që na tërhoqi vëmendjen është një video që Zai ka postuar në rrjetet sociale, ku i kërkon ndihmë Zotit pasi vajza e saj është përlyer e gjitha me bojëra.
Halle të tilla kanë të gjitha nënat me fëmijët e tyre, por ne Zaimën duam ta qetësojmë duke i thënë “qoftë me kaq se mund të ndodhte që artin e saj Chloe ta shpaloste edhe në muret e shtëpisë se re”.