Moderatorja dhe biznesmenja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, nuk kishte si të mungonte një urim romantik nga ana e bashkëshortit, Ermal Mamaqit.
Ermali ka publikuar një foto të saj në rrjete sociale, mbi të cilën i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ai ka shkruar disa vargje ku thotë se e ka kërkuar Amin në çdo jetë.
Sa me fat: Ami feston ditëlindjen dhe Ermali i shkruan vargjet më
“U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete
Pamë kush ishim vërtetë
Një shpirt i pastër
U takuam, u njohëm, u çmallëm
Kuptuam që kishim ardhur nga shumë larg
Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë
Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amarda”, ka shkruar Ermali.