Kandidati për president, Joe Biden ka reaguar me anë të një postimi në twitter në lidhje me zgjedhjet.
Në postimin e tij, Biden shkruan se rezultatin final të zgjedhje e vendos vetëm populli amerikan.
“Ne jemi duke vendosur mbrojtje për zgjedhjet. Donald Trump nuk vendos për rezultatin zgjedhor. Rezultatin final të zgjedhjeve në SHBA e vendos vetëm populli amerikan”, shkruan Biden.
Ky reagim ka ardhur pasi Donald Trump më herët ka deklaruar se “zgjedhjet janë të vjedhura”. Ndërsa, po ashtu stafi i presidentit në detyrë ka kërkuar rinumërim të votave në Wisconsin.