Degradon në fyerje dhe kë rcënime debati i nisur mes Luiz Ejllit dhe aktores Eva Alikaj, brenda në shtëpinë e BBV. Shkak është bërë një koment i Luizit mbi profesionin e Evës.
Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj Luizit, duke arritur deri në kë rcënime.“Ta çâj ka fkën, të marr …”, dëgjohet tek i drejtohet Eva-Luizit.
Kur vjen puna për të mbrojtur dhe për t’i dalë në krah të preferuarit të tyre, fansat e Luizit, nuk e kursejnë as Kiara Titon.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Për të qenë më konkretë, kanë qenë reagimet dhe sjellet e Kiarës, ato që nuk iu kanë pëlqyer fansave.
Kjo gjë është lehtësisht e dukshme, në çdo rrjet social ku është bërë një postim për Kiarën. Si nëpër faqe të ndryshme, ashtu edhe në profilin e saj, shihen qindra komente kundër Kiarës, deri edhe ofendime e fjalë të rënda.
Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që prej Prime-it të mbrëmshëm, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.