Iliri ditëve të fundit e ka shijuar këtë rrugëtim në qetësi dhe shumë pozitivitet. Pas disa puthjeve dhuruar Arjolës dhe Monikës, Iliri ka vazhduar sërish me ‘përkëdhelje’.
Ai është kujdesur sërish për vajzat para se ato të flinin gjumë. Së pari i ka bërë një masazh Monikës dhe më pas ai ka dhuruar ‘puthje’ për Arjolën dhe Einxheli.
Iliri si duket ka bërë paqe dhe nuk po dëshiron që ditët e fundit para finales t’i kalojë me debate. Kujtojmë se Iliri dhe Einxheli nuk kanë pasur raporte të mira bashkë por që së fundi kanë qetësuar gjakrat. SHIKO VIDEON
Prova e kësaj jave ka bërë që Iliri dhe Arjola të shkëmbejnë një puthje në buzë. Në këtë provë të dhënë nga “Vëllai I Madh” banorët duhet të imitonin një pjesë prej një filmi të vjetër shqiptar,
të ndarë në grupe nga dy. Iliri dhe Arjola ishin vendosur bashkë për të riaktruar një pjesë nga filmi i vjetër “Edhe kështu, edhe ashtu”.
Gjatë këtij interpretimi, ndodhi dhe ajo që nuk pritej. Iliri dhe Arjola shkëmbejnë një puthje në buzë që tashmë ka pushtuar rrjetin. Megjithëse e gjitha ishte aktrim dhe për provën e javës.