Keira Rumble, 29 vjeçe nga Australia, drejton një biznes ushqimi të shëndetshëm dhe thotë se kërkojë të shtojë ndërgjegjësimin për gjendjen e saj.
“Nëse një doktor të thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, ti e njeh trupin tënd më mirë se çdo kush tjetër”, thotë zonja Rumble.
Ajo nisi të dokumentojë shëndetin e saj për 400,000 ndjekësit në Instagram dhe thotë se gjeti mbështetje nga gra të tjera me eksperiencë të ngjashme.
Gjashtë dësh timet e saj i ka pësuar për tre vjet nga 2016 deri në janar 2019. Rumble thotë se ajo kishte shtatzani hete rotopike, që do të thotë se ka shtatzani të dyfishtë, një prej të cilave është ektopike, ose ndryshe në vend të gabuar.
“Shkoja në spital kur kuptoja se isha shtatzënë sepse kisha këtë dh imbje të fo rtë anësore, por doktorët nuk shqetësoheshin duke thënë se nuk e dinin ose thonin se nuk është asgjë. Por diçka brenda meje më thoshte se ka diçka që nuk shkon”.
Ajo shton se ka gjetur mbështetje në një komunitet të gjerë grash të tjera me simptoma të ngjashme, ku indet që veshin pjesën e brendshme të mitrës (uterus), dalin edhe në të jashtmen të quajtur uterine.