Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë” në sezonin e ri. Pas një komenti në Instagram nga Xhemi, askush nuk kishte më dyshime për këtë gjë.
Në një foto të postuar nga mikja e saj, Arbana Osmani, Xhemi është pyetur nëse lajmi i largimit është i vërtetë apo jo dhe përgjigja e saj ishte “PO”.
Por, duket se diskutimet në lidhje me largimin e saj do të vazhdojnë, pasi ka qenë përsëri Arbana Osmani, ajo që ka ngritur dyshime.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Osmani shkruan: “Po, kjo thotë që ka ik nga Topi, por sipas meje më shumë ka ikur nga trutë”.
Përfundimisht, duket se do ta zbulojmë në fillimin e sezonit të ri të “Portokallisë” nëse Xhemi do të jetë apo jo pjesë e spektaklit.