Rozë

Ka jetuar nëpër shpella dikur, Juli tani: Dua të futem në ‘Big Brother’, ta mposht Luizin

Juljan Lala që njihet me togfjalëshin “Aventurat e Julit”, rëfeu në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora aventurat që ai ka bërë së fundmi, aventurat e tij të ardhshme, si dhe foli edhe për projektet e tij në muzikë.

Së pari Juli zbuloi poasionin dhe projektet e tij për videot virale, përmes përdorimit të Youtube. “Fillimisht e nisa për qenf, pastaj realizova deri në 450 video.

Kam 15 vite që merrem me këtë, që nga radio dhe deri më sot. Në këtë pjesë që bëj unë jam i vetmi në Shqipëri. Nganjëherë postoj 1-2 video në dy ditë, ka raste që rri dhe deri në 3 muaj pa postuar asgjë. Varet nga videot që realizohen.

Njerëzit duan shumë gjëra, psh një udhëtim në Kore duhet 1 milionë klikime, që bëjnë 500 euro, nuk ia vlen pasi kaq nuk bën as bileta për atje”, tha Juliani.

I ftuar në Ditë e Re, në RTV Ora Juli u shpreh se nëse do të bëhej pjesë e BBV do ta fitonte.”Nëse unë futem në Big Brother VIP e fitoj, pikë muhabeti. Jo pse të futem tani unë, futem në ditë e parë. Burgu bëhet nga fillimi.

Unë nuk e di a do ta kisha mposhtur Luizin se nuk e kam parë, por po të futesha që ditëne parë unë do ta fitoja, të futësh kë të duash,” tha ai.

MË TË LEXUARAT

To Top