Prej vitesh Mira Konçi është shkëputur jo vetëm nga ekrani, por edhe nga Shqipëria. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 4 vite më parë se po shpërnguleshin për te jetuar në Amerikë, por shumë shpejt erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.
Dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.
Mira është mjaft aktive në rrjetet sociale, më tepër në Instagram. Ajo numëron me mijëra ndjekës të cilët i surprizon çdo ditë me postime të reja që tregojnë freskinë që i ka mbetur dhe se nuk njeh moshë.
Por së fundmi, profili i Mirës në Instagram është “zhdukur”. Nga vetë këngëtarja nuk ka asnjë reagim, prandaj nuk dihet nëse profilin e ka mbyllur me dëshirën e saj, apo janë probleme teknike që ndodhin jo rrallë. Por shpresojmë që këngëtarja të mos jetë hasur me ha kues dashakeq.