Prej disa javësh, djali i Robert Aliaj Dragot, Kristi është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, ditët e fundit, ai është parë të ketë një raport më të afërt me Kejvina Kthellën, madje, është konsideruar edhe si fillimi i një lidhje dashurie.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë dhe nëse do të krijonte një marrëdhënie me një vajzë të showbizit nuk do të ishte më babai i tij. Ai theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijoi familje.
“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, ku rrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shka tërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.
Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e për dalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet re spektuar’.
E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam nev eri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.
Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.