Lajme

Ka marrë detyrën si President i Amerikës/ Biden vendos të mbajë pranë vetes foton e djalit që humbi jetën nga sëmundja e ligë





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka filluar punën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ai ka vendosur në Zyrën Ovale fotografi familjare dhe dekore të ndryshme. Në tavolinën kryesore, Biden ka vendosur fotografinë e birit të tij, Beau Biden.

Ai kishte shërbyer për një vit në Irak, ndërsa për dy mandade ishte Pr okuror i Përgjithshëm në Delaware. Në vitin 2015, Beau ndërroi jetë në moshën 46 vjeçari nga ka nce ri në tru.

Një vit më vonë shteti i Kosovës, kishte vendosur që ta nderonte të birin e Biden duke e emërtuar një rrugë që lidhë Ferizajin – Gjilanin me emrin e tij.

Presidenti gjithashtu ka zëvendësuar perdet e arta që ish-Presidenti Donald Trump preferonte me perde prej ari të errëta të përdorura më parë nga ish-Presidenti Bill Clinton në vitet ’90 dhe ndërroi një qilim ngjyrë bezhë që Trump përdori me një blu të errët që ishte në depo.





MË TË LEXUARAT

To Top