Lajme

Ka mbaruar edhe shkollën e lartë dhe di të bëj shumë gjëra, ta rrëqeth shpirtin 34-vjeçarja shqiptare: Dua të punoj po s’më marrin se jam e verbër

Elida Çela është 34-vjeçarja shqiptare e cila ka 5 vite që kërkon punë, por nuk pranohet në asnjë vend sepse është e verbër.
Ajo tregon se të gjithë e kujtojnë si të paaftë, por është krejt e kundërta sepse mundet madje di edhe të punojë në kompjuter.

Elida Cela ka 5 vite që kërkon punë: Nuk kemi vend të përshtatshëm për ty,  je e verbër - Aktualiteti

Puna e saj e ëndrrave është që të punojë si punonjëse sociale në shkollë, pasi për këtë ka mbaruar edhe masterin.

“Unë kam lindur e verbër, prindërit e mi e panë qëkur isha foshnje. Vështirësitë më të mëdha nisën kur nisa gjimnazin e përgjithshëm, sepse trajtohesha ndryshe, kisha nevojë që t’i sensibilizoja ata që të mos tregonin kujdes të tepruar. Unë dua të jem e pavarur.

Në momentin që dikush të shoqëron të thotë kujdes se mos rrëzohesh, kur unë kam pavarësinë time. ‘Po si do punosh ti’, kjo vjen ngaqë shoqëria nuk është e informuar. Kam 5 vite që kërkoj një vend punë kam aplikuar në institucione të ndryshme private e shtetërore dhe më thonë që nuk kam një vend të përshtatshëm për ty. Ky është një pretekst, se po të ekzistojë vullneti e mirësia do të më pranonin. Unë kam mbaruar si punonjëse sociale dhe nëse do të punoja në shkollë do të ishte shumë mirë. Kjo punë nuk më ka penguar, e kam treguar kur punoja si vullnetare në Elbasan, di ta përdor edhe kompjuterin. Nuk e pranoj se jam super e aftë, por ato aftësi do t’i përvetësoj rrugës”, tha Elida.

Elida Çela - Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes

MË TË LEXUARAT

To Top