Rozë

Ka mbetur pa punë nga pandemia Covid-19, Elton Deda po kalon momente të vështira ekonomike: Po tres dhjamin tim tani

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Elton Deda: Prej 5 muajsh, ne artistët po denigrohemi. Rama po na çon drejt një grope të madhe – Gazeta Tema

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillimtetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 22:00, janë lënë pa një rrugëzgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë periudhë.

“Vjen një moment që në këto kushte, nuk kemi ç’të bëjmë më. Është një pandemi botërore, një situatë shumë e keqe në të gjithë botën dhe ne duhet të përshtatemi me këtë gjë. Nuk do përshtatemi duke u rialokuar, por me disa platforma, të cilat fatkeqësisht do fillojnë ta zvogëlojnë pak publikun.

Derisa kjo flamë të marrë fund, ne do përfundojmë që njerëzit të na ndjekin përmes real-time ne duke luajtur në një studio. Do sajohen gjëra”, tha ai. Alban Dudushi: Ti je një njeri që jeton me artin tënd. Si po jeton në këto momente?

Elton Deda: Në këto momente… është një asfiksi dhe sinjali im i mençur… mendoj që në këto kushte jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim.

Deda u shpreh optimist duke shtuar se, së shpejti do përqafohemi dhe do t’i rikthehemi jetës normale.

“Bota, nuk është hera e parë që po përjeton një gjendje pandemie, ka patur edhe herë të tjera. Ne jemi qenie e përshtatshme, ama anën sociale nuk do ta bëjmë robotike dot, të paktën dhe për disa vjet.

Elton Deda outraged: Music has become a sock, I love you, you don't love me

MË TË LEXUARAT

To Top