Lajme

Ka mundësi që të rikthehet karanatina? Ja çfarë thotë Brataj: Mundësia është që…

Ministria e Shëndetësisë dhe grupi i ekspertëve anti-Covid po shikojnë mundësinë për shtrëngimin e masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një intervistë për Report Tv mbrëmjen e së mërkurës, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se po mendohet për disa kufizime, por nuk do të ketë mbyllje të plotë dhe karantinë të detyruar si ajo që kaluam në periudhën mars-maj:

“Nuk flitet për mbyllje e kemi thënë disa herë, nuk flitet për karantinë.

Ndërsa shtrëngim masash mund të ketë ose të pjesshme ose të detyrueshme për sa i përket formave të tjera të kufizimit të shpërndarjes së infeksionit.”

Brataj tregon kërcënimet drejt 127: Më thuaj kush je se do të vras ...

Brataj theksoi se qytetarët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen ose jo të virusit ndaj nëse ata ndërgjegjësohen dhe janë të kujdesshëm, masat kufizuese nuk janë të nevojshme:

“Njerëzit duhet sa më shumë të ndërgjegjësohen që të bëjnë atë që varet nga vetë ata.

Nëqoftëse nuk ka më shtretër, aparature, burime njerëzore, detyrimisht që do të ketë masa shtrënguese. Është në dorën e qyteterëve, ata duhet të ndërgjegjësohen.”

Rezultoi pozitiv me koronavirus, sa e gjerë është harta e njerëzve ...

Ai tha se një model që mund të ndiqet mund të jetë mbyllja e detyruar për një vatër infeksioni, deri në ndalimin e vatrës:

“Aty ku vatra është e madhe mund të ketë mbyllje të një vatre, të një biznesi që ka një numër të madh të infektuarish. Kur flasim për mbyllje nuk flasim për mbyllje të pa kontrolluar, për dy deri në tre javë.”

Brataj: Ka rënë ndjeshëm numri i thirrjeve tek 127 - Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top