Pas eksperiencës së saj në “Love Story” këtë vit Vivien Thano është bërë pjesë e reality-show-t, “Big Brother Vip Kosova”.
Banorja duket se është bërë pjesë e lojës menjëherë, madje jo vetëm kaq. Brenda shtëpisë ajo ia ka vendosur syrin edhe një djali, as më pak e as më shumë se Andi Artanit.
Por në kaq pak ditë duket se pëlqimi i Vivien për Andin është shumë i madh aq sa ajo ka shpërthyer në lot pas ikjes së tij.
Ish-konkurrenti i Për’puthen njoftoi se do të largohej, sigurisht jo seriozisht e gjitha një lojë e bërë për banorët e tjerë, të cilën Thano duket se e përjetoi shumë keq.
Në një video ajo shihet duke qarë me dënesë, pasi nuk është në dijeni se Andi në të vertetë ndodhet në dhomën e sekreteve.
Nga reagimi i saj mendoni se Vivien ka nisur të krijojë ndjenja për Andi Artanin?
Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm akoma pa hapur sytë mirë ajo vrapoi në banjo, ku ndodhej Andi duke e puthur si fillim në shpinë.