Aktori i njohur i Portokallisë, Ledio Lako, duket se ka thumbuar Arjolën në një nga intervistat e tij të fundit. Të paktën kështu po përflitet pas deklaratës së tij të dhënë ditën e sotme në Top Channel.
Ledio, ose ndryshe “Ramadan Kafsha”, një nga personazhet e tij më perlë, u shpreh se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por shtoi se ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat.
“Në rrugën e artit, sipa meje, po hyre, është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar, di t’i mbajë shinat. Ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë korsi të reja”, deklaroi ai.
U kuptua qartë se për kë e kishte fjalën, kur u shpreh me togfjalëshin “korsi të reja”. Një aktore që ka dashur ta bëjë këtë gjë së fundmi ka qenë Arjola. Deklarata e saj në Big Brother se kërkon të jetë prezantuese e “Portokallisë” lidhet me reagimin e Ledios.
Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime asokohe, mes tyre Lisa Kujovska dhe Renada Caci. Lisa thumboi Arjolën duke bërë një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi.
Ndërsa me Renadën, Arjola pati një debat. “Eshtë xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi”, thoshte aktorja nga Tropoja.
Pak më vonë reagoi edhe Renada, e cila shprehej se nuk është xheloze për askënd. “Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen. Vajzë e mbarë, rri urtë ose ik nga ke ardhur”.