Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit janë me të vërtet të pabesueshme dhe kanë tisin e hyjnores. Por ata kanë ndodhur.
Ndaj dhe ai vend është kthyer në një vend ku shqiptarët betohen si për atdhe dhe flamur. Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit. Sepse ai vend është aq i shenjtë sa përbën kultin e Zotit për Shqipërinë.
Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm takohen me hyjnitë, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje. Besimtarët shkojnë për 12 të marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit që është dhe vd ekja e Shën Ndout, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi.
Dhe ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri. Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti.
Po cilat janë mrekullitë shqiptare? Po shumë raste mrekullish i atribuohen këtij vendi të shenjtë. Ndaj dhe në kishën e Laçit vijnë njerëz pa dallim feje, shkruan Konica.al.
Një person i sëmurë me simptoma të dridhurash dhe gjendjeje të fikti u vendos pranë altarit dhe në kohën kur meshtari po kryente meshën ai ra në gjendje gjumi. Në momentin që meshtari bëri kryqin dhe bekimin me ujë të bekuar ai u zgjua i shëndoshë dhe pa asnjë shqetësim të mëparshëm.
Një çift italianësh që kishin vizituar shumë vende të shenjta qëndruan për tre të marta në kishën e Shëna Ndout. Megjithëse kishte kryer mjekimet më të shtrenjta dhe të gjitha ndërhyrjet e mjekësisë, fëmija i tyre që kishte problem u përmirësua falë mrekullive të Kishës së Laçit. Fëmija i tyre filloi të flasë.
Një grua tjetër shqiptare që nuk fliste deri në moshën 13 vjeçare, pas vizitës në Kishën e Laçit filloi të fliste. Nga ajo kohë ai vend i shenjtë u bë vendi i saj i preferuar dhe vendi ku gjente prehjen shpirtërore dhe përkushtimin e saj si besimtare.