Lajme

Ka nënshtetësi shqiptare/ Zelimkhan Abakarov fiton medalje ari në Serbi për vendin tonë

Mundësi me origjinë ruse Zelimkhan Abakarov, por garon për Shqipërinë dhe ka nënshtetësi shqiptare, fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57kg në stilin e lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, turne që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman. Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar.

Abakarov bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57kg, ku përgjatë dy ditëve gara ishte absolut.

Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që nderoi ngjyrat kuqezi në këtë botëror, duke valëvitur flamurin tonë në mes të Beogradit.Zelimkhan Abakarov tregoi se është një kampion, duke i dhuruar Shqipërisë një triumf historik, në një event të rëndësishëm, duke mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet.KJo nuk është hera e parë që mundësi në fjalë ka nderuar Shqipërinë në kompeticionet e mëdha europiane dhe botërore, duke arritur suksese të mëdha.

MË TË LEXUARAT

To Top