Tensionet në Detin Mesdhe për gërmimet për gazi po vazhdojnë. Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të heqë dorë nga gërmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë.
Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten tërësisht Greqia dhe Qiproja.
Partnerët janë me Qipron dhe Greqinë, u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se “Turqia duhet të ndërprejë gërmimet.” Ai kërkon nga qeveria në Ankara që të kthehet në tavolinën e bisedimeve. “Ne nuk do t’i lejojmë Turqisë që ta për çajë Evropën.”
Në pjesën lindore të Mesdheut gjendja ka arritur një nivel të rr ezi kshëm të tensionimit. Turqia po kërkon gaz nën sipërfaqen e ujit.