Përputhen është një format ku të rinj dhe të reja shkojnë për të gjetur dashurinë të themi brenda programit. Por surpriza e këtij sezoni ishte hyrja e një mami, që është e divorcuar, ka një vajzë të vogël, dhe ka ardhur për të gjetur dashurinë.
Çiljeta, e cila është bërë pjesë e Për’puthen zbuloi se ka marrë shumë mesazhe k ërcënuese që kur u fut në programin e dashurisë. Ajo u fut pak ditë më parë, ne mes të sezonit, duke i surprizuar të gjithë.Ajo tha se vajza e saj e merr edukatën dhe askush nuk ka pse të shqetësohet për këtë, aq më pak ndjekësit në rrjetet sociale. Pra, shqiptarët sheqtesohen për vajzën e Cilejtës më shumë sesa vetë ajo.Çiljeta: Kam pasur miliona mesazhe k ërcënues. Kushedi sa telefonata kam marrë për fjalë më të ndryshme. Është shumë e bukur të komentojmë jetën e çdokujt nga rrjetet sociale.
Askush nuk mund të flasë nga jashtë.Unë e falenderoj pavarësisht se kanë humbur kohën e vet, por vajza e merr edukatën me mua, gjyshen e të atin. Këto mesazhe janë bërë shumë të bezdisshme, sepse njerëzit duhet të kuptojnë që cdo kush ka jetën e vetë dhe e jeton ashtu si e mendon.Në fakt, ne shqiptarët për të bërë moral të tjerëve jemi të parët, por harrojmë të shohim njëhere vetën tonë, familjen tonë dhe më pas të hedhim sytë te të tjerët kur ata na e lejojnë.