Në spektaklin e së martës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, u futën pesë banorë të rinj. Dy prej tyre ishin me profesionë koreografë, njëra nga vajzat moderatore, një këngëtare e po ashtu edhe një tenist.
Ndërkohë që njëri nga konkurrentët, i njohur si koreograf në Shqipëri, Dritan Brama duket të jetë shumë aktiv në rrjete sociale si dhe numëron një numër të konsiderueshëm të ndjekësve.
Brama rezulton të jetë momentalisht banori më i ndjekur në Big Brother VIP me plot 4.2 milionë njerëz. Profesioni dhe aktivitetet e ndryshme e kanë bërë që të marrë vëmendje me videot që herë pas here ndan me fansat.
BB VIP është shtyrë për të vazhduar deri më 18 shkurt të vitit 2022. Duhet theksuar që banorët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.