Në një dëgjesë publike të zhvilluar sot lidhur me hapjen e aktivitetit të basteve sportive kryeministri Edi Rama ka bërë theksuar se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend.
Rama theksoi se ky diskutim po bëhet për bastet online.
“Ne s’do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, te lojërat, te batërdia e lojërave të fatit, as për baste, as për makineta , as për dreqë e shejtan. E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër. Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo.
Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”, tha Rama.