Në vendet më të bukura të botës, më të varfra, më shumëngjyrëshe, tropikale, të ftohta, vajzat janë të bukura. Por në opinionin e Blendi Fevziut, kur i vjen kjo pyetje në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, mund të kujtojë disa destinacione që ka vizituar ku bukuria spikat. Disa prej tyre të afërta, të tjera të largëta, por secila me karakteristikën dalluese që e veçon.
Blendi Fevziu: Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Katerina Trungu: Po Shqipëria është vend i vogël, ikën nga lista.
Blendi Fevziu: Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre.