Rozë

Ka pranuar Kiara, Luizi dhe ajo do martohen në ‘Big Brother’/ Dasma do jetë shkodrane

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dyshja më e diskutuar e ditëve të fundit për shkak të marrëdhënies së tyre në “Big Brother Vip.”

Së fundmi në një bisedë me banorët Luizi vendosi që të jap një propozim që të bëjnë dasmë shkodranë brenda ambientit të shtëpisë së Big Brother sigurisht e gjitha në kuadër të lojës.

As Kiara nuk refuzoi ndërsa bashkë me Maestron Efin dhe Valbonën bisedonin detajet se kur do ta realizonin, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo kërkese do të aprovohet edhe nga vëllai i madh.

Kiara Tito dhe Luizi e kanë nisur ditën shumë bukur. Me t’u ngritur nga gjumi, moderatorja është hedhur në krahët e këngëtarit duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë. Sigurisht, është e kot të themi që Luizi u lumturua se kjo tashmë është fakt.

Ai “po fluturonte “ nga gëzimi ndërkohë që i dhuroi puthje.Prej dy javësh tashmë dyshja janë afruar shumë me njëri-tjetrin, me Luizin i cili nuk lë moment dhe hapsirë pa i shkuar nga pas Kiarës dhe me këtë të fundit e cila duket se pak nga pak “po shkrin”.

Gjatë këtyre ditëve sidomos përpos ndonjë përplasjeje, kemi parë edhe shumë përqafime dhe puthje nga ata.Më herët Luizi i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatores duke i kërkuar të largohet nga debatet me banorët e tjerë, të cilët po epërdorin sipas tij për të sulmuar atë.

Ndër të tjera ai i ka thënë se e vetmja gjë që mund ta nxirrte nga vetja në atë “reality-show” do të ishte nëse Kiara do të cën ohej.

MË TË LEXUARAT

To Top