Rozë

Ka punuar si fatorino treni për 30 vite/ Gruaja befason me atë çfarë tregon për artisten e madhe, Parashevi Shimaku: Ajo nuk donte…





Majlinda Luto ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni. Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo rrëfeu se ka shëtitur gjithë Shqipërinë me tren dhe se këtë punë e bën me pasion.

Majlinda u shpreh se gjatë punës së saj në tren ka takuar edhe mjaft artistë të njohur, por në mendjen e saj ka mbetur edhe sot, Parashqevi Simaku.

“Njerëzit me tren vinin atëherë, sepse nuk kishte makina. Edhe artistët me tren vinin. Parashqevi Simaku gjithmonë vinte me mua, Kavajë-Tiranë. Ishte shumë e bukur, na pëlqente. I merrnim kabinë, sepse kemi pasur vagonë me kabina. Ngaqë ishin njerëz të veçantë i fusnim në kabinë. Kemi pasur kabina dhoma-dhoma dhe i merrnim. Edhe ata kishin qejf të rrinin si larg njerëzve.Parashqevia ka qenë shumë e bukur. Nuk donte njeri ajo afër. I merrja kabinë dhe më thoshte: ‘aman Majlinda mos më vijë njeri afër’. Ishte e dashur shumë, por rrinte veçmas”, tregoi Majlinda për “Pushime On Top”.





MË TË LEXUARAT

To Top