Rozë

Ka qenë e fejuar me Eduart Grishajn/ Rudina Dembacaj thumbon Arbana Osmanin: Nuk e di pse ma bëjnë gratë e ish-burrave këtë…

Ditën e djeshme aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka realizuar një Stand Up Show. Ndër të tjera, midis batutave dhe historive të ndryshme, gjatë monologut Dembacaj diskutoi lidhur me temën e martesës.

Megjithatë, një frazë e saj ka tërhequr shumë vëmendjen, pasi u duk si një thumbim për moderatoren e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani. ”Meqe ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.

Rikujtojmë se shumë vite me parë, Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin e Arbana Osmanit. Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj të “Instagram”.

Rikujtojmë se ditën e ndjeshme, Arbana Osmani ka hyrë në shtëpi, si rrallërherë. Ajo ka surprizuar banorët me një dhuratë të veçantë, ku, bazuar në fatin e gjithësecilit, ata mund te kenë një biletë kthimi nëse eleminohen nga gara.

Një nga surprizat e bukura të mbrëmjes së djeshme ishte dhe ajo që iu bë Arjola Demirit. Ajo takoi më në fund vajzën e saj, duke na dhuruar momente të paharrueshme dhe shumë prekëse.

Rudina Dembacaj harron ekzistencën e ish-të feju - Syri Kosova | Lajmi i  fundit

MË TË LEXUARAT

To Top