Big Brother VIP është anuluar për këtë të martë . Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u duhet kohë për t’u përgatitur.
Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”.
Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.
Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kurioz për atë që do të ndodhë pasnesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpi.