Jonida Maliqi ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera foli dhe për reality show-n më të komentuar të momentit, “Big Brother VIP”.
Duke komentuar katër finalistët, këngëtarja tha se i ka të gjithë shok, përveç Beniada Nishanit që nuk e njeh personalisht.
Por, e pyetur për artistin që ajo mendon se do të fitojë çmimin e madh, Jonida dha një përgjigje diplomatike. “Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë
Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”.
Për ish-kunatin e saj, Donald Veshajn, Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe ka shok.