Rozë

Ka qenë në një film bashkë me Edi Ramën, Bujar Asqeriu tregon momentet me të: I kullonte djerësa….





Artisti Bujar Asqeriu është futur dashje pa dashje në politikë dhe shprehet haptas në mbështetje të së djathtës, duke treguar se bindjet e tij janë të djathta. Por në emisionin “Kjo Javë” në News24 Asqeriu ka rrëfyer dhe takimin me kryeministrin Edi Rama në një skenë filmi ku kanë luajtur të dy.

Image result for i love tropoja edi rama bujar asqeriu

“Nuk e mohoj, bëmë dhe një bisedë të këndshme. Se mua më kanë sharë dhe të PD-së dhe të PS-së, po mua nuk më bën fajde. Më kanë sharë dhe të PD-së, ja u ble, ç’janë këto.
Ishte çik skenë e vështirë, Rama me gjithë mikun tim Bruno Shllakun më thirrën, e vura re që kishte shumë emocione dhe e mbulonin djersët, djersë të ftohta. Unë bëra shaka, i thashë po ti i mbarove hallet e qeverisë, dhe të ngelën rolet për të bërë. Më tha e kam hobi. Atë rol e bëri mirë, s’ka ndonjë gjë. Bëmë një bisedë dhe shkëmbyem disa mendime. Ai më dëgjoi me vëmendje”, tregoi Asqeriu.

Image result for rama





MË TË LEXUARAT

To Top