Alketa Vejsiu eshte nje nder moderatoret me te suksesshme te ekranit. Me karrieren e saj ajo ka frymezuar te gjithe ndjekesit e saj.
Moderatorja simpatike nepermjet nje postimi ne Instagram ka treguar se ku qendron sekreti i suksesit, energjise dhe lumturise se saj.
Alketa ka falenderuar te gjithe ndjekesit te cilet jane rritur shume ne numer. Moderatorja e njohur ka dhene nje mesazh per te gjithe ku dhe eshte komplimentuar shume pas kesaj.
Alketa shkruan:“Po mendoja sot qe eshte nje gezim kur mberrin 500 mije zemra dhe 1 milion sy qe te mbeshtesin dhe te duan! Shqiperia me beri kjo qe jam dhe Shqiperise edhe sikur te jem ne anen tjeter te globit do t’i detyrohem shume gjithmone!
Gjithçka qe kam mberritur permes ndihmes suaj, eshte per mua sot nje pasaporte qe me hap shume dyer pertej kufirit te Shqiperise sone te vogel qe e dua shume shume dhe pergjithmone sepse ketu linda, ketu kam rrenjet! Ndjej pergjegjesine ta nderoj kete vend dhe çdo shqiptar jo vetem ne punen qe bej ne televizion por ne gje te thjeshte te jetes time per ata qe me njohin dhe ata qe se kane idene fare se ç’pune bej, ku dhe si jetoj e çfare perfaqesoj! Ne koke kam vetem nje mendim te qendrueshem, te jem nje model i mire!
Perpiqem te kujtoj gjithmone qe pas ekraneve te telefonave tuaj ka zemra njerezish te ndjeshem, e di qe ne Shqiperi ka plot njerez te varfer qe me veshtiresi ja dalin ne fund te muajit, por dua t’ju kujtoj qe une kam qene njera nga ju! Kam enderruar gjithmone per gjera te medha, te mira dhe te bukura, dhe kam punuar fort per to.
Fat kam pasur plot, por fatin edhe e kam gjetur, e kam kerkuar; fati edhe krijohet ndaj ne fund te te gjithave edhe kur shikoni ndonje foto me shume shkelqim qe mund te duket e paarritshme, mendoni qe mund t’ia dilni! Yes You Can! Ky profil ka vetem nje mision, te frymezoje! Faleminderit Shqiperia e bukur”.