Opinionisti Arjan konomi, këtë të premte ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku foli për librin e tij më të ri.
Ndërkohë Konomi foli edhe për pjesëmarrjen në emisionin “Për’puthen”. Ai tregoi se përse i doli në krahë konkurrentes më të re, Sindi Locit, e cila deklaroi se është e vi rgjër.
Arjani theksoi se ajo është pa eksperiencë në marrë dhënien me meshkujt, e ai i ka dhënë disa këshilla që të ketë kujdes nga “djemtë që dinë të joshin”.
“Njerëzit kjo fjalë i tr emb, por duhet mësuar me këtë fjalë. Sytë, buzët, veshët, i themi por pse nuk duhet të flasim për pjesët tjetër të trupit që na joshin. Unë e bëra, sepse ka disa kodoshë që dinë të bëjnë një vajzë për vete, më vinte keq që ajo të binte pre e këtyre djemve me eksperiencë. Të gjithë femrat në dashurinë e parë janë në këtë rr ezik”, tha Ajrani.