Konkurrentja e “Love Story”, Enxhëll është përlotur në intervistën e fundit për “Daily Love Story”. Enxhëll u shpreh se gjëja më e rëndësishme për të në jetë është shëndeti i familjes dhe i miqve të saj.
E pyetur se cila gjë në jetë do të donte mos t’i kishte ndodhur, Enxhëll mbushi sytë me lot dhe me zërin që i dridhej u shpreh se nuk do donte kurrë të kishte humbur nënën e saj.
“Humbja e nënës sime, do doja shuuumë të mos më kishte ndodhur”, tha Enxhëll.