Lajme

Ka tre djemtë po i kanë probleme me shikimin, nëna shqiptare ta prek zemrën: Shqiptarë vini dorën në zemër më ndihmoni se do u ikë drita e svye

Arshini, Albani dhe Amarildo janë tre vëllezër përkatësisht 12, 7 dhe 2 vjeç.

Fëmijët që rrezikojnë shikimin/ Nëna kërkon ndihmë për 3 djemtë që ...
Të dhënat gjenetike kanë përcaktuar që të tre fëmijët të kenë të njëjtin fat. Ata vuajnë nga një sëmundje e syve e cila me kalimin e kohës rëndohet duke i çuar në verbim të plotë.

Sipas nënës së tyre, mjekët kanë rekomanduar operacionin e fëmijëve, që sipas saj mund të kryhet vetëm në privat, ndërsa familja e varfër nga Gramshi nuk e përballon dot koston e këtyre operacioneve.

Albani ka probleme me regjistrimin në klasën e parë sepse sh ikimi i tij është shumë i dobët. Ndërsa Arshini e do shumë shkollën. Ai është i shkëlqyer me mësime, por tashmë që shikimi rëndohet, 12 vjeçari e ka shumë të vështirë leximin.

Familja e Vasil Sekollarit nga Gramshi apelon për ndihmë për kurimin e tre fëmijëve të tyre. Duket se sëmundja po përshpejton dhe errësira do të pushtojë tre vogëlushë. Sot ata munden të drejtojnë sytë e tyre dhe të lutem për ndihmë, nesër do të jetë shumë vonë.

Video/ Nëna e alarmuar thërret për ndihmë, tre fëmijët e saj po ...

MË TË LEXUARAT

To Top