I ftuar sot në “Wake Up”, Bledi Mane u shpreh se banorët që e meritojnë vërtet finale janë padiskutim Olta dhe Luizi, ndërsa dy tjerët që mund të shkojnë “zvarrë-zvarrë” sipas tij, janë Kristi dhe Deamishel.
“Dyshja e pashmangshme Luizi Olta shkojnë në finale, besoj se zvarrë-zvarrë edhe Kristi dhe Dea. Dea është një “vr asëse” në sensin e lojës, të vret me fjalë, është e kalkuluar dhe po “zvarrë-zvarrë” e shoh edhe në finale”. Është e vetmja aty që ka bërë që Luizin ta nxjerrë nga vetja. Kristi nuk do njeri o njerëz, do pasqyrën dhe babain e vetë.
Qetsori në BB është si të më fusësh edhe njëherë mua në klasë të parë, ashtu më duket mua. Kiara është një vajzë shumë e mirë, por aty nuk ishte për lojë, ishte vetëm për famën. Ajo nuk ishte vetëvetja. Në lidhje me marrëdhënien me Luizin, nuk i shoh bashkë, janë dy karaktere komplet të kundërta.
Aty brenda nuk ka dashuri, ka vetëm hipokrizi. Shkencërisht ne nuk mund të rrimë të imponuar, 2-3 ditë mund të shtiren, pastaj janë vetëvetja. Ata që po shihni aty brenda, ata janë edhe jashtë, lërë ç’thonë i bëjmë për lojë”, tha Mane.