Por, çifti presidencial, Vjosa Osmani e Prindon Sadriu, në vlerë të madhe e kanë edhe borxhin.
Bëhet fjalë për 97 mijë e 900 eurosh detyrime për shtëpinë në “Marigona Hill” dhe për një parcelë tokë në lagjen e gjelbër.
Obligime të mëdha ka edhe kryeministri Albin Kurti, që duhet të paguaj 290 mijë euro për banesën në Oslo, por ato më shumë janë barrë e gruas së tij, meqë për momentin shefi i qeverisë që banon me qira në Prishtinë, ka të gatshme vetëm 401.65 euro.
E kryeparlamentari, Glau Konjufca, ka arritur të kursejë 8 mijë e 243 euro, kurse për 12 vjet ai duhet të paguajë kredinë prej 67 mijë e 125 euro.
Gati dyfishin e kësaj shume ka detyrim i pari i PDK-së, Memli Krasniqi që në dy banka ka marrë kredi gjithsejt 95 mjijë derisa para të gatshme ka rreth 10 mijë e 800 euro, por që duket paratë më shumë i ka investuar në kriptovaluta dhe NFT.
Kolegu i tij në opozitë, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kesh 11 mijë e 696 euro derisa borxhe në banka ka 22 mijë e 935 euro.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka të deklaruara 24 mijë e 327 euro në bankë, derisa 139 mijë e 770 euro ka detyrime.