Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” situatat janë tensionuar shumë midis çiftit Beatrix dhe Donald, të cilët duken më afër ndarjes se ku rrë.
Kjo situatë arriti k ulmin e saj kur Beatrix shprehu në dhomën e rrëfimit se ndihej se partneri i saj nuk ishte si në fillimet e tyre dhe gjërat kishin ndryshuar shumë midis tyre. Ndërkohë, Donaldi u shpreh se veprimet e Trixës i kanë shkaktuar shumë bezdisje.
Kështu, gjatë ditës së sotme, aktori i humorit e ka patur të nevojshme të bisedojë me Beniadën lidhur me këtë situatë.
Ajo e ka këshilluar duke i thënë se me një vajzë si Beatrix duhet të ketë kujdes, pasi është shumë e ndjeshme dhe duhet të sillet si një psikolog.
“Mos flit me të tjerët për gjërat e tua personale me Trixën. Kur ka diçka, kape Trixen direct veç dhe pyete ‘Pse je kshu?’ ‘Pse je e mërzitur?’ ‘Hajde flasim bashkë’. Ose kape në fillim fare me shaka për ta çdramatizuar, pastaj nise bisedën e thellë.
Ajo është shumë e ndjeshme dhe shumë sensitive, duhet të bësh pak psikologun me të.”
Nga ana tjetër, Donaldi dukej i shqetësuar duke këmbëngulur se ishte munduar me këngëtaren por dhe ai “ka nevojë për psikolog për vete”.