Banori më i fundit i eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP2”, Eni Tare, ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French”.
Pasi foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai foli gjithashtu edhe për raportin e tij me Tea Trifonin.
“Të marrim rastin e Teas, unë ia shpreha dhe aty brenda pëlqimin tim, vajzë inteligjente dhe sigurisht që dua ta njoh dhe jashtë. Uroj të dalë sa më vonë të jetë e mundur, sepse është një personazh që i duhet asaj shtëpie.
Kemi vendosur që si fillim të takohemi, të njihemi dhe më pas të shohim sesi do ecin gjërat. Dashuri është shumë herët, por një pëlqim aktualisht është nga ana ime. Nëse do kishte një pëlqim nga ana e saj do ma shprehë kur të dalë”, tha ai.